Zhvillohet panairi i parė pėr Eficencėn e Energjisė nė Manastir

E Hene, 18 Maj 2015



Qendra pėr Kėrkim dhe Politikėbėrje (CRPM) dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) organizuan panairin e parė tė Eficencės sė Energjisė nė rajonin e Manastirit. Ky panair u zhvillua nė datat 15-17 Maj 2015, nė Qendrėn e Kulturės sė qytetit, nė kuadėr tė projektit pėr bashkėpunimin ndėrkufitar IPA i financuar nga Bashkimi Evropian, "Iniciativa pėr tė forcuar dialogun publik mbi pėrdorimin e qėndrueshėm tė energjisė”. Mė shumė se 35 kompani nga Maqedonia dhe Shqipėria ekspozuan nė kėtė panair produktet dhe shėrbimet e ndryshme nė fushėn e Eficencės sė Energjisė, si panelet dhe kolektorėt diellore, pajisje elektroshtėpike me klasė tė lartė kursimi, dyerve dhe dritareve apo materialeve tė ndėrtimit termoizolues si dhe programeve kompjuterike qė sigurojnė njė kursim mė tė mirė nė ngrohje dhe ftohjen e ambjenteve familjare dhe publike. Vizitorėt e shumtė patėn mundėsinė qė tė informohen mbi kėto risi tė teknologjisė ndėrkohė qė kompanitė nga tė dyja vendet kufitare shkėmbyen kontaktet dhe krijuan mundėsinė pėr tė bashkėpunuar mė tej. Tė pranishme nė panair ishin dhe banka, tė cilat ofrojnė kredi lehtėsuese pėr investime nė kėtė fushė si dhe organizata tė shoqėrisė civile, tė cilat kanė zbatuar projekte nė sektorin e eficencės sė energjisė. Aktiviteti u hap zyrtarisht nga drejtoresha e CRPM, znj. Marija Risteska, drejtori i ASP, z. Erjon Tase dhe nga kėshilltarja e bashkisė sė qytetit, znj. Sonja Karapashovska, e cila vlerėsoi si mjaft tė rėndėsishėm kėtė aktivitet. Pėrgjatė ditėve tė zhvillimit tė panairit, u organizuan gjashtė diskutime me panele tė ndryshme, tė cilat u dhanė mundėsinė biznesit, bankave dhe OJF-ve tė ndryshme, qė tė ndanin ekspertizėn dhe rekomandimet e tyre nė fuqizimin e respektimit tė masave tė Eficencės sė Energjisė nga autoritet qendrore dhe ato vendore nė tė dyja vendet tona.

Pjesė e aktiviteteve ishin dhe dy konkurse tė organizuara me fotografitė dhe vizatimet mė tė mira nė fushėn e eficencės, pėrdorimin racional tė burimeve dhe mbrojtjen e mjedisit. Kėto konkurse synuan qė tė pėrfshinin nė aktivitet informues dhe ndėrgjegjėsues edhe fėmijėt e shkollave tė rajonit tė Manastirit dhe Kėrēovės. Ēmimi i parė pėr fotografinė iu akordua Kristijan Mitevski nga Shkupi, ndėrsa vizatimi mė i mirė u pikturua nga Mario Matevski, nga qyteti i Manastirit.