Prezantohet kerkimi mbi Investime e Huaja Direkte ne Shqiperi

E Hene, 14 Dhjetor 2015



Punimi kėrkimor mbi "Investimet e Huaja Direkte nė Shqipėri", i organizuar nė kuadėr tė iniciativave publike tė pjesėmarrėsve tė Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike tė gjeneratės 2015, u prezantua sot nė njė event nė hotel Rogner. Pėrfaqėsues nga grupet e interesit, bota e biznesit, akademikė si dhe pėrfaqėsues tė trupave diplomatike nė Tiranė, vlerėsuan kėtė qasje analitike ndaj problematikės si dhe rekomandimet pėrkatėse.   Niveli i lartė i pjesėmarrėsve dhe dinamika e diskutimeve shėrbeu pėr tė kuptuar mė mirė kėtė problematikė si dhe ndihmoi nė gjenerimin e ideve tė reja pėr kirjimin e kushteve tė favorshme pėr investimet e huaja direkte.   Falė kėtyre aktiviteteve dhe pėrmes rrjetit tė madh tė ish-studentėve tė saj, Akademia e Studimeve Politike synon tė krijojė lidhje tė qėndrueshme ndėrmjet vendimarrėsve, grupeve tė interesit dhe fushės sė kėrkimit. Tė pranishmit vlerėsuan kėtė kėrkim dhe nxitėn  grupin organizator tė pėrbėrė nga Oljan Kanushi, Valbona Muēaj, Jonida Ndreu, Julinda Karaboja dhe Ervis Moēka, qė tė vazhdojnė mė tej kėrkimin e tyre nė kėtė fushė. Ekspertiza dhe propozimet e mbledhura nga kjo tryezė do tė shėrbejnė si njė mbėshtetje shtesė pėr finalizimin e punimit kėrkimor.