ASP prezanton gjashtė rekomandime konkrete pėr reformėn zgjedhore

E Merkure, 15 Nentor 2023



Akademia e Studimeve Politike prezantoi gjashtė rekomandime konkrete pėr pėrmirėsimin e kufizimeve tė pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė zgjedhje gjatė njė takimi tė organizuar me anėtaret e komisionit tė posaēėm parlamentar tė reformės zgjedhore. Rekomandimet ishin pjesė e raportit tė monitorimit tė zgjedhjeve tė 14 maj 2023, tė hartuar nė kuadėr tė projektit “Partneritete tė forta pėr reforma tė qėndrueshme - Forcimi i rolit tė shoqėrisė civile nė adresimin e sfidave tė zgjedhjeve tė lira dhe tė drejta”, tė zbatuar nė bashkėpunim me Institutin e Studimeve Politike (ISP) dhe me mbėshtetjen e Ambasadės sė Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta, Embassy of the Netherlands in Albania pėrmes programit MATRA.


Pjesėmarrės nė takim ishin dhe drejtues tė KQZ dhe tė institucioneve, pėrfaqėsues tė njohur ndėrkombėtarė, ekspertė nga shoqėria civile, Kuvendi dhe institucionet e pavarura, etj.

  •  Z. Afrim Krasniqi, drejtues i ISP, parashtroi rėndėsinė e reformės zgjedhore, prioritetet dhe drejtimet kryesore pėr ndėrhyrje, duke apeluar pėr proces parlamentar transparent dhe llogaridhėnės.
  •  Z. Reinout Vos, Ambasador i Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta nė Shqipėri citoi raport progresin e BE mbi Shqipėrinė lidhur me mungesėn dhe nevojėn e reformės zgjedhore, nxitjen e Kuvendit pėr ndėrveprim dhe rėndėsinė e konsultimeve me aktorėt civilė nė proces.
  •  Znj. Dėshira Pasko, eksperte e ISP, prezantoi ēėshtjet prioritare pėr ndėrhyrje nė kuadėr tė reformės sė re zgjedhore si dhe rekomandimet pėrkatėse.
  •  Znj. Dorina Bėrdufi, eksperte e ISP,  prezantoi gjetje e rekomandime kryesore nga sondazhi me qytetarėt mbi “Prioritetet e reformės zgjedhore, sjelljen elektorale dhe sfidat e pėrfaqėsimit politik nė Shqipėri”.
  •  Z. Erjon Tase, nė emėr tė Akademia e Studimeve Politike prezantoi gjetje dhe rekomandime nga raporti “Mbi zbatimin e kufizimeve tė pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė zgjedhjet vendore 14 maj 2023”.
  •  Znj. Dhurata Ēupi Tyli, (PD) zv/kryetare e Komisionit tė Ligjeve foli pėr rolin e parlamentit dhe pėrgjegjėsitė parlamentare qė lidhen me integritetin e jetėsimit tė reformės zgjedhore.
  •  Znj. Blerina Gjylameti, (PS) nga Komisioni i Reformės Zgjedhore paraqiti qėndrimin e mazhorancės lidhur me reformėn zgjedhore, ecurinė e procesit dhe pritshmėritė e ardhshme.
  •  Z. Enkelejd  Alibeaj, (PD) nga Komisioni i Reformės Zgjedhore ofroi tė dhėna nga ecuria e deritanishme e komisionit, paketa e propozimeve pėr reformė dhe sfidat pėr jetėsimin e saj.
  •  Z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetėror i Zgjedhjeve foli mbi prioritetet nga kėndvėshtrimi i KQZ dhe rėndėsinė e respektimit tė afateve kohore pėr tė mundėsuar procese tė rėndėsishme, pėrfshirė votėn e diasporės dhe pėrdorimin e teknologjisė nė zgjedhje.
  •  Z. Ilirjan Rusmali, KAS / KQZ parashtroi bazat e njė reforme zgjedhore tė qėndrueshme dhe afatgjatė si dhe mėsimet nga pėrvojat e mėparshme tė komisioneve mbi reformėn.
  •  Z. Fatmir Mediu, (PR) nga Komisioni i Reformės Zgjedhore parashtroi problematikat kritike tė mosfunksionimit tė tij dhe pengesat e vullnetit politik pėr reformė solide dhe pėrfaqėsuese.
  •  Z. Arben Pėllumbi (PS) nga Komisioni i Reformės Zgjedhore konfirmoi qėndrimin e mazhorancės lidhur me vullnetin pėr jetėsimin e rekomandimeve tė ODIHR/OSBE-sė.
  •  Z. Petrit Vasili, (PL) nga Komisioni i Reformės Zgjedhore kritikoi vonesat dhe pengesat nė jetėsimin e reformės dhe pėrgjegjėsinė e qeverisė pėr mungesėn e standardeve zgjedhore.
  •  Znj. Gerta Meta, (SHKD) nxiti nevojėn e diskutimit nga komisioni i posaēėm dhe Kuvendit tė rekomandimeve tė ardhura nga aktorėt politike dhe shoqėria civile.

Diskutimi nė tryezė ishte konstruktiv dhe mesazhi i pėrgjithshėm ishte nevoja emergjente pėr reagim tė Kuvendit pėrmes komisionit tė posaēėm dhe strukturave tė tjera drejtuese pėr tė mundėsuar rikthim tė normalitetit nė dialogun politik e institucional, nisjen e njė procesi transparent dhe gjithėpėrfshirės pėr reformėn, ndryshime nė kohė nė legjislacionin zgjedhor dhe tė partive politike dhe mbi tė gjitha, vullnet tė qartė politik dhe qasje strategjike pėr njė reformė sa mė tė besueshme, afatgjatė dhe funksionale.


Raporti i plotė mund tė konsultohet kėtu