Alumnėt e ASP mentorė tė tė rinjve qė nisin karrierėn nė vendlindje

E Premte, 26 Janar 2024



Rreth 109 studentė dhe tė rinj nė Tiranė, Durrės, Vlorė, Shkodėr, Kurbin, Elbasan, Korēė dhe Gjirokastėr u kėshilluan drejtėpėrdrejtė gjatė 3 muajve tė fundit nga 12 12 alumnė tė ASP dhe profesionistė tė tjerė nė administratėn vendore, biznesin privat dhe shoqėrinė civile nė kėto qytete. Duke orientuar nisjen e njė karriere profesionale si dhe falė mentorimit, u synua krijimi i njė mjedisi tė duhur qė tė rinjtė tė ndėrtojnė karrierėn e tyre nė vendlindje pas pėrfundimit tė studimeve.  

Projekti “Sė bashku pėr tė zhvilluar karrierėn nė Shqipėri” zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike me mbėshtetjen financiare tė Agjencisė Kombėtare tė Rinisė dhe Ministrit tė Shtetit pėr Rininė dhe Fėmijėt nė kuadėr tė Thirrjes sė dytė tė projekteve pėr Rininė.

Disa prej bashkėpunimeve tė suksesshme ishin kėshillimi pėr nisjen e start-up nė Tiranė dhe Elbasan, ndėrlidhja pėr punėsimin nė aeroportin e ri tė Vlorės, guidave turistike nė Gjirokastėr si dhe praktikave pranė drejtorisė sė transportit nė Berat.

Mentorimi me grupet e krijuara vazhdon edhe pas pėrfundimit tė periudhės sė zbatimit tė projektit, duke krijuar besimin se kontaktet e vendosura mes tė rinjve dhe mentorėve nė qytetin e tyre do tė jenė njė mundėsi komunikimi i vazhdueshėm edhe nė tė ardhmen.